Dhimbja ne vagine
Agnesa Mula
(13 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse rezultatet e analizave kanë dalë mirë, sepse mitra megjithëse është e vogël ajo shtyp fshigzën e urinës duke dhënë ndjenjën e urinimit dhe rëndimit. Por nëse gjatë urinimit ndjen djegie, dhimbje, ndryshim i fortë ngjyre dhe sidomos të shoqëruar me temperaturë, drejtohu menjëherë tek mjeku obstetër-gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe kam nje problem qe me shqeteson, jam ne javen e 32 te shtatzanise dhe kohen e fundit me vjen per te urinuar me shpesh se zakonisht dhe kur urinoj e ndjej fshikezen e urines dhe vaginen sikur te shtyer dhe te renduar nga diqka. Kam bere analizen e urines dhe nje strisho te sekretit vaginal dhe me kane dale mire, desha te di mendimin tuaj? Me fal nese e zgjata shume.