Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje ne shtatzani, pse?

Doktoreshe kam pas dy aborte, i pari ka qene 9 jave ndersa i dyti 6 jave, krejt fillon sekrecione ngjyr kafe tash jom shtatzan prap 5 jav po prap ka fillu sekrecion ngjyre kafe. Te gjinekologu jom kan me tha me perdor gravid magnesium edhe utrogestan dashta me dite pse ndodh kjo qe me pas sekrecione jom shume e shqetsuar nuk kom as dhimbje as kurgja veq sekrecione ngjyre kafe e mbyllte, cka me keshillon me ba?

Malsor Melisa Masar (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Malsor,

Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës. Në shtatzaninë e hershme, në tremujorin e parë, një nga shkaktarët e gjakderdhjes mund të jetë disbalansi hormonal. 

Unë të rekomandoj të ndjekësh këshillat e mjekut tënd gjinekolog.

Të uroj një shtatzëni të mbarë!

/komuniteti