Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Soda e bukes dhe thartira ne shtatzeni

Pershendetje Dr. Keta, jam ne muajin e 8 te shtatzanise dhe me ngacmon shume thartina. Me preferuan te pi nje luge sode te bukes me uje me ndihmoj pakes, kam perdorur dy tri here, mirepo jam bere shume merak mos éshte gjé e demshme? ju lutem nje pergjigje, gjitha te mirat.

Nilaa Nili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Me zmadhimin e mitrës në javët e fundit të shtatzënisë gratë ankohen nga djegja e stomakut dhe nga gromësirat e thartuara. Nga njëra anë bebi që rritet shtyp stomakun dhe gjithashtu edhe hormoni progesteron dobëson mbylljen e hapjes së sipërme të stomakut, duke penguar ngjitjen lart të acideve të tij. Ai gjithashtu bën që ushqimet të qëndrojnë më gjatë në stomak duke u përzjerë më shumë me lëngjet acide të stomakut, të cilat bëhen mjaft të bezdisëshme kur ngjiten ne ezofag. Që të evitosh këtë, rekomandohet që mos të konsumosh vakte të plota, por pak dhe shpesh. Qëndro ulur, drejt gjatë ngrënies dhe përtype ushqimin mirë. Evito ushqimet që shtojnë aciditetin e stomakut. Evito ushqimet me shumë yndyrë dhe ato pikante. Pas ngrënies mos fli menjëherë. Gjatë gjumit mbaje lart pjesën e sipërmë me një jastek. Lejohet të përdorësh edhe medikamente kundër djegjes së stomakut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti