Fryt apo grumbullim gjaku jashte mitre?
Besa Lushtaku
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Mungesa e menstruacioneve nuk është shënjë e sigurtë e fillimit të shtatzënisë. Por nëse nuk vijnë menstruacionet edhe pas përdorimit të primolutit, duhet pa tjetër të bësh disa analiza dhe ekzaminime duke bërë diagnozën diferenciale midis një kisti apo një shtatzënie jashtë mitre, të cilat kërkojnë trajtime të ndryshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, pas lindjes se vajzes (me 8 mars 2013) e deri me tani nuk kam pas problem me ciklin menstrual, perafersisht i kam pas me rregull duke luajtur vetem 2-3 dite. Ne kete muaj me te 17'in nuk me erdhen fare. Pasi bera testin e me doli negativ shkova te doktoresha (ginekologja) ku me tha qe nuk kam fryt fare (vagina eshte e paster) vetem se jashte mitres eshte bere si nje fryt apo mund te jete edhe nje grumbull i gjakut. Me dha terapi per 5 dite te marre primolut tableta dhe me tha te lajmerohem pas 10 dite... Nese nuk vin cka mundet te jete (sepse une nuk kam shenja te dhimbjes fare)? Me respekt Besa.