Rreth mjekimit
Doruntina .
(13 vite më parë)
Përshëndetje Doruntina
Nuk është e rekomanduar që analizat e kontrollit të bëhen mënjëherë pas mbarimit të trajtimit, për arsye se rezultatet e nxjera mund të jenë false, pasi akoma nuk është eleminuar antibiotiku nga organizmi. Për këtë arsye rekomandohet të priten 10 ditë deri dy javë. Era e urinës ndodh si pasojë e eleminimit të medikamenteve që përdorur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, Shpresoj te jeni mire, jam nje vajze 20 vjeqare e martuar dhe tani jam ne shtatzanine e pare ne muajin e 7te te shtatzanise. Muajin e kaluar kam bere strishot dhe me ka dal enteroccocusi dhe nje bakterie tjeter, dokotresha me ka dhene per te bere edhe urinokulturen ne te cilen kane dalur bakterie patolegjene kurse ne dy mostrat e tjera thuhet se nuk shihet rritje e mikroorganizmave.Me pas dokotresha me ka dhene per te pire ampisida 7 dite, tani sot e kam perfunduar kete antibiotik mirepo dokotresha me ka thene se duhet ti perseris strishot menjehere pasi ta kem perfunduar medicinen e marrur. Urinen e kam me ere te rende dhe nuhas tnjetjen ere sikur te barnave te perdorura dhe urinoj shpesh mirepo para 2 muaje kam perdorur mecolonin dhe nuk kam sekrecion si me pare megjithese ende eshte pak prezente. Desha te di a te pres edhe ca dite e pastaj te bej urinon hemogramin apo ti bej menjehere strishot pasi qe lexova ne disa artikuj se duhet pritur te pakten 10 dite. Pres ne pergjigjen tuaj, ju jam mirenjohese per kohen qe do e shpenzoni ne kthimin e pergjigjies. Deri atehere te gjitha te mirat! Doruntina.