Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam patur gjakderdhje

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 19 te shtatzanise ndersa para 1 jave pata nje dite te lodhshme dhe gjate gjith dites kam qendruar ne kembe me take, ne mbremje pata vetem nje pike gjak ne te mbrendshmet e mia. A ishte vetem nga lodhja e madhe apo eshte per t'u shqetesuar ? Deri tani shtatzenia ka shkuar shume mire dhe pa asnje problem. Ju falemnderit.

Drena . (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drenusha

Drejtohu për kontroll te mjeku obstetër-gjinekolog, për të bërë ekzaminim ekografik dhe vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Të rekomandoj të qëndrosh shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur, të mos bësh ecje të gjata dhe punë të rënda.

Gjithë të mirat.

/komuniteti