Analiza e hematokritit
Dona Dona
(13 vite më parë)
Përshëndetje Dona
Hematokriti paraqet vëllimin e eritrociteve në njësinë e gjakut. Eritrocitet ose rruazat e kuqe të gjakut janë qelizat të cilat përmbajnë hemoglobinën dhe transportojnë oksigjenin dhe dyoksidin e karbonit. Rritja e numrit të eritrociteve mund të ndodhë për shkak të dehidrimit ose/dhe policitemi-së, që është sëmundje e rrallë, shkaktari i të cilës nuk është i njohur. Mundësia më e madhe e kësaj sëmundje është tek të moshuarit.
Nëse analiza është e vërtetë, kontakto me pa tjetër një mjek hematolog, i cili do të të rekomandoj trajtimin e domosdoshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, analiza e hematokritit me ka dale 285 ndersa vlerat jane 35-45, a eshte rrezik dhe cfare te perdori? Ju faleminderit.