Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa jane gjasat per shtatzeni dhe kur ta bej nje test?

Pershendetje doktorreshe desha te bej nje pyetje me daten 29 gusht e kam pasur ciklin e fundit. A mund te bej nje test sepse ne kete muaj kam perdor clomifen e maturia e folikulit mjeku me tha se madhesine e ka 16mm. Sa mund te jene gjasat per nje shtatzeni? Gjoksi me eshte fryer, dhimbje barku kam, por jo shume, me shume me dhemb rreth kerthizes. Ju pershendes, gjitha t`mirat.

Blerina Rafuna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Madhësia prej 16-të milimetrash të folikulit, nuk konsiderohet maturim optimal. Shtatzënia nuk është me mundësi/gjasa, sepse ajo është realitet dhe si e tillë duhet të vlerësohet me test shtatzënie, ose beta hCG. Nëse shtatzënia mungon, duhet të këshillohesh me mjekun për të ndryshuar dozën e marjes së klomifenit.

Të uroj fat.

/komuniteti