Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje, doja tju pyesja rreth ciklit menstrual. Cikli im ka nje kohezgjatje gati 40 ditore plus min 1-2 dite mund te levizin nga muaj ne muaj. Kam rreth 4 muaj qe po tentoj te ngelem shtatzene por deri tani pa sukses. Ne nje vizite para se te filloja te tentoja per te ngelur shtatzene doktoresha nuk me tha gje edhe pse i thashe qe ciklin nuk e kam te rregullt te themi. Krijon kjo gje problem per ngeljen shtatzane? Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj. Faleminderit.

Ornela Shehu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ornela

Ciklet nga 21 deri 35 ditë, konsiderohen si optimal për shtatzëni. Cikli jashtë këtyre ditëve, ka një problematikë dhe pamundësi për shtatzëni. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë nga e hëna deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti