Mungesa e ciklit pas lindjes
Bukurie Rushiti
(13 vite më parë)
Përshëndetje,
Mungesa e ciklit pas lindjes përderisa e ushqeni fëmijën tuaj me gji është normale. Zakonisht cikli menstrual pas lindjes, nëse fëmija ushqehet rigorozisht me qumësht gjiri, mund të vijë edhe pas një viti nga dita e lindjes.
Gjithë të mirat.
Kam tre muaj qe kam linde vajzen, por cikli menstrual nuk me ka ardhe ende. Gjinekologja ime me ka propozu me marre stimulues, cfare me keshilloni ju meqe e kam beben me gjidhenje.