Cfare analize me rekomandoni? Duhet te bej testin e hsg?
Anita Hoxha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Anita
Ka shumë faktor që çojnë në mos fillimin e shtatzënisë, e sidomos në rastin tënd ku anamneza është e ngarkuar. Mund të jetë i nevojshëm HSG-ja, por se cilat analiza duhet bërë dhe rradhën e tyre e përcakton shumë mirë vizita gjinekologjike që duhet të bësh tek mjeku obstetër-gjinëkolog. Prandaj të këshilloj që të mos hezitosh për të shkuar tek mjeku.
Gjithë të mirat.
Pershendetje.Jam 30 vjec e kam nje femije 5 vjec.Kam pasur 3 aborte,1abort me deshire, ku bera pastrimin ne javen e 8-9 dhe femijen e kisha vetem 7 muajsh.Nderkohe qe dy abortet e tjera kane qene spontan dhe jane nderprere me javen e 4/5.Tani kam nje vit qe provoj te mbes shtatzene dhe pa rezultat.Ju lutem pasi eshte e disata here qe ju shkruaj,cfare analize te bej si te pare? Eshte e nevojshem testi i hsg(bllokimi i tubave)? Ju faleminderit shume.Pres nje pergjigje nga ju.