Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundesi te ndodh shtatzania, kam diagnozen- artritis reumatik!?

E nderuara doktoreshe; Jam 31 vjeçare. Jam me terapi per artrit reumatik; prednizon 10 mg dhe osteopan plus, Gjinekologja ime k'tu ne prishtine me ka thene qe me kete diagnoze mundesh me mbet shtatzane, mirepo une (10 muaj tentime) nuk kam ngel ende. Gjinekologja me kontrollin qe ka bere me ka thane qe gjithcka eshte ne rregull nga ana gjinekologjike. Pyetje ime eshte kjo: a ka mundesi me mbet une shtatëzan me kete terapi..!? Flm shume; Albulena

Albulena Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Sëmundja që ke, nuk është shkak për mos fillimin e shtatzënisë. Edhe përdorimi i prednizon i cili është kortizonik si dhe osteopan plus që është kombinimi i disa vitaminave dhe minerale, nuk janë shkak për mos fillimin e shtatzënisë. Por problemi qëndron që kortizoniku nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe për më tepër deri në disa javë përpara fillimit të shtatzënisë, pasi ka pasoja në malformimet e fetusit. Mund të merret parasysh përdorimi i tij gjatë shtatzënisë (nëse është shumë i domosdoshëm që ai të merret), nëse kontrolli mjeksor do të jetë shumë rigoroz si dhe duke pranuar pasojat e mundshme.

Gjithë të mirat

/komuniteti