Tentimi per shtatzeni dhe gjinia
Shuki D
(13 vite më parë)
Përshëndetje Shukrie
Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.
Ndërsa sa i përket përzgjedhjes së gjinisë une nuk di që mjeksia të ketë ndonjë formulë për të llogaritur lindjen djalë apo vajzë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.Mimoza. Jam e martuar para 14 muajve kam filluar te perdor acid folik para 1 jave si dhe prej fillimit te muajit shtator kam filluar te provoj per te ngelur shtatzene. Une ciklin e kam prej dates 29.09.2013 qe zgjate vetem 3 dite. Deshta edhe nje sqarim te lutem tek testi i ovulimit si eshte mundesi qe femija te jete i gjinise mashkullore, a duhet te kem marredhenje para e pas ovulimit ose gjate kohes se ovulimit qe eshte mundesia me ma spjegu cilat data perafersisht? Faliminderit per kohen. Gjithe te mirat.