Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Folani dhe Vitamina B-12

Pershendetje Dr.Moza, kam nje pyetje kontrollen e pare qe bera isha 9 javeshe dhe s`bera asnje analize dhe me sa e di une vitamina b-12 jane per hekur, anomali dhe une e shoh qe s`kam nevoje por mekja mi pershkroi folan 5mg dhe vitamin b-12 500 mcg. Cfare me keshilloni per keto vitamina b-12, cfare jane? a jane dic keq me i pi pasi djalin e kam ne gji?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije

Acid folik shërbën për të parandaluar anomalitë në tubin neural të bebit dhe duhet ta vazhdosh konsumin e tij deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Mendohet se të vjellat në shtatzëni janë pasojë e uljes së nivelit të vitaminës B në gjak. Besoj se kjo është arsyeja që mjekja të ka rekomanduar vitamin B12, meqë kjo vitaminë përdoret edhe në rastet e anemive që ndodhi nga mungesa e saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti