Bebi ka kthyer koken poshte ne javen e 32 te shtatzanise
Maja ....
(13 vite më parë)
Përshëndetje Majlinda
Është kjo periudha (java e 31-32), kur bebet marrin pozicionin përfundimtar me kokë poshtë (pozicion cefalik) pra është normale. Pas marrjes së këtij pozicioni, bebet e kanë gjithnjë e më vështirë të ndryshojnë pozicion edhe për faktin se hapsira ku ata qëndrojnë u zvoglohet nga dita në ditë dhe lëvizjet e tyre bëhen gjithnjë e më të kufizuara.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 32 te shtatzanise dhe dje mjekja me tha qe bebi ka koken poshte dhe desha te pyes se a eshte e rrezikuar shtatzenia ime per lindje para kohe te lutem me trego se jam e shqetesuar mjekja ime sme dha asnje sqarim tha qe eshte normal?!