Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebit dhe fjetja

Pershendetje doktor jam ne javen e 30 isha tek mjeku me tha qe beba eshte mbrapsh dhe e kam ne anen e djeth por mjeku me tha te flej ne krah djath a eshte diqka rrezik beba ju lutem kthem pergjigjje kalo mire..

Sevime Gashi (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Sevime,

Nëqoftëse me kthim të fetusit/fëmijës mbrapsh ke dashur të thuash se fëmija është pozicionuar me kokë poshtë, atëherë duhet të dish se është koha e shtatzënisë që fëmija të marrë këtë pozicion që quhet pregaditor dhe përfundimtar për lindje. Nëse fjala është për kthim të fëmijës me kokë lart, atëherë problemi është vetëm te zgjedhja e rrugës së lindjes. Mendoj se mjeku do ta bëjë të ditur këtë gjë, kur të vijë koha e lindjes dhe në marrëveshje me ty do të zgjidhni mënyrën e lindjes, vaginale ose prerje cezariane.

Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode edhe në krahun e djathtë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti