Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 37 dhe pesha e bebit

Persh. Doktorsh deshta nje sqarim nga ana juaj rreth peshit te bebit. Jam ne javen e 37 dhe doktoresha me tha qe bebi eshte perafersisht 3.400 . Nese ke mundesi te me spjegosh te lutem rreth perimetrav te ekografis : bpd-95.1mm. Fl-74.2mm. Ac- 344. Te falenderoj nga zemra qe je e gatshme te na jep pergjigjje dhe kshilla ne gjdo koh.....

Melika R A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melika

Pesha e bebit si dhe përmasat që ke shkruajtuar, janë më të mëdha se ato që konsiderohen normale për këtë moshë të shtatzënisë. Kjo nuk do të thotë asgjë, nëse shtatazënia ka shkuar normalisht dhe shëndeti i bebit është vlerësuar normal.

Në këto kushte i vetmi problem që mund të diskutohet kur të vijë koha e lindjes është mënyra e lindjes. Nëse do të ketë mos përputhje të dimënsionit të baçinit me përmasat e bebit, mirë është që lindja të realizohet me operacion cecarian.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti