Sekrecionet e bardha ne moshen 17 vjec
Anina Lushi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Anina
Ndryshimi në sasi dhe erë i sekrecioaneve vaginale, tregojnë se është i pranishëm një infeksion vaginal. Organet gjenitale femërore mund të bartin infeksione vaginale edhe kur femra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, pra mund të ketë infeksion por që nuk janë infeksione seksualisht të transmetueshme. Në këtë kuptim nuk duhet të shqetësohesh.
Të rekomandoj që të mos përdorësh medikamente nëse nuk është gjetur shkaktari i infeksionit. Prandaj duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të diagnostikuar infeksionin dhe gjetur medikamentin më të efekshëm.
Mos neglizho se në të ardhmen mund të kesh pasoja.
Të uroj shqërim të shpejtë.
Pershendetje. Doktoreshe e nderuar jam nje vajze 17 vjecare. Kam nje problem qe me shqeteson. Gjithe kohen me vijne menstruacionet e bardha pa ndal hiq ngjyra eshte e bardhe dhe mbajne ere te keqe. Keshtu i kam gjithe kohen prej moshes 12 vjeq. Isha te mjeku por ai me dha vetem nje krem qe te lyhem ne vagine. E perdori qe nje muaj ashtu si me udhezoi mjeku por nuk ka efekt. Por jam shume e shqetesuar per te ardhen. Te lutem doktoreshe dua te di cfare rreziku mund te kem dhe a mund te ndikoj qe te mos mbes shtatzene shkaku ketyre dhe pyetja tjeter, ju lutem me thuaj cili eshte shkaktari i menstruacioneve te bardha? une nuk kam pasur marredhenje seksuale asnjehere. Me fal ndoshta nuk jam e kjarte por kam nevoje per pergjigje dhe udhezim!