Dhimbje ne anen e majte
Ela Ela
(13 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Nuk mendoj se puçrat që përshkruan të kenë lidhje me shtatzëninë apo me bakteriet e konstatuara në urinë. Analizën e urinës duhet ta bësh rreth tre javë pasi ke mbaruar përdorimin e antibiotikut. Por kujdes, antibiotikët duhen të përdoren me kufizim.
Dhimbja që ankon, mund të ketë të bëjë me rritjen e shtatzënisë. Mundohu që nga pozicioni ulur apo shtrirë, të ngrihesh ngadalë. Gjithshtu vëmëndje kushtoj edhe veshjeve që ato të jetë të lishme dhe të mos të të shtrëngojnë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktorsha Mimoza Sote kam hy ne javen e 18 te shtatzanise , ne javen e 16-te i kam ber keto analiza trepel test , kloposkopin, strishon dhe urinen te gjitha dolen mire perveq ne urin disa bakterie , mjeku me tha te perdor cefelaksin 3x1 per 5 dite dhe uvin caj 3x1 , theksoj qe dhimbje ne anen e majt kam pas edhe me heret por tash pasi qe i kam perfundu antibiotiket kam prap dhimbje ne anen e majt, gjithashtu para se te perdor cefelaksin kom pas kruarje te kembeve prej gjunit e posht sa qe me qeleshin ne gjak gjithashtu ne fytyr dhe gjoks me shfaqeshin puqrra te imta po tash pasi qe e kom perdor terapin me cefelaksin jom mire nuk kam probleme perveq dhimbjes ne anen e majt. Kur duhet ti drejtohem mjekut apo kur duhet ber prap analizen e urines .Doktoresh jam shume e shqetesuar pasi qe kam mbet shtatzane pas 4 vite martes. Ju faleminderit per mirkuptim.