Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

E dashur doktoresh sot mora pergjigjen e analizave , me kan dale rruazat e kuqe 4.13 normalja eshte4.2-5.4, hemoglobina 11,90 normalia 12.0-16.0, hematokriti 35.30 normalia 37-47, neutrofilet 74.20 normalia 40-74,limfocitet 17.10 normalia 19-50 vlerat e tjera jan te gjitha ne norme, edhe glukoza eshte ne norme, jam ne javen e 28+4 te shtatzanise, ju lutem cfare do te thon kta vlera?sepse takimin me gjinekologen e kam me 23 tetor, a duhet te shkoj me perpara te ajo meqe kam kta vlera analizash? eshte ndonje gje shum shqetesuese?, gjithe te mirat e ju falenderoj per pergjigjet qe na jep.

Klarisa Risa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Rezultati i analizave është i mirë. Mund të diskutohet paksa hematokriti pasi ndodhet në kufi të zonës së ulët që do të thotë prania e një dehidrimi (mungesë e lëngjeve) apo anemi (mungesë e hekurit). Duke shtuar konsumin e lëngjeve si dhe duke shtuar në konsumin ushqimor produkte me hekur, mundet që edhe hematokriti të shkoj në vlera të normës. Produkte me hekur janë mishi, spinaqi etj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti