A mund te kthehet bebi me koke poshte ne javen e 36?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lola
Në këtë javë, në shumicën e rasteve ky është pozicioni përfundimtar që ka marrë bebi. Në raste të rralla, kur bebi është i lëvizshëm dhe i vogël në peshë (kjo ndodh te gratë që kanë lindur mbi dy fëmijë), të ndryshoj pozicion. Nëse pozicioni nuk ndyshon deri në javën e 39-të, mjeku do të vendos për mënyrën e lindjes e cila në këtë rast është lindja me operacion cesarian.
Në klinikën ku unë punoj, nëse tre lindjet e para me prerje cezariane kanë kaluar normalisht, duke patur ndjekje rigoroze mund të bëhet edhe një shtatzëni e katërt që të ketë ecuri normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje sa më të lehtë.


Pershendetje doktoreshe... une jam ne javen e 36 dhe kam beben mrapsht ,prezenton pelvikun ,keshtu e kam pas nga fillimi...dua ta di sa jane gjasat mu kthy beba normal ,me koke teposhte ,pytja tjeter eshte nese behem operacion deri ne sa femi kam drejte te lind...faliminderit