Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfare eshte ekzaminimi?

Përshëndet je doktoreshe Mimoza,d eshta tju beja dy pyetje: 1) a mund të ngeli shtatzane vetem me vezoren e majte? Doktoresha vezoren e djathte e kam hjek para disa muajve se e kam pas të lënduar. Dr ndoshta ështe një pyetje palidhje per ju! Por une jam shume e shqetesuar! 2) para një muaji isha të mjeku im ,per ta bëre një kontrolle, me tha me bëre një ekzaminim,e doktoresh e nderuar un spo kuptoj qfar ësht ekzaminimi? Me fal se ndoshta e zgjata pak pytjet por ju kerkoj falje,edhe nje falenderim i veqante ësht per ty dhe stafin e juaj,se nuk lodheni as pak per neve qe kemi shum nevoj per ndihmen e juve. Edhe njëher faleminderit nga meli.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli

Mundësia për shtatzëni ekziston edhe tek gratë që kanë një vezore. Nëse tenton për shtatzëni, bëj një ekzaminim ekografik në ditët e 14-16 për të vlerësuar madhësinë e folikulit.

Mjeku mund të të ketë këshilluar për të bërë një vizitë gjinekologjike, për të vlerësuar gjëndjen e vaginës dhe qafës së mitrës. Mirë është që këtë kontroll ta bësh, sepse mjeku do të të këshilloj edhe për probleme të tjera nëse është e nevojshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti