Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit pas lindjes

Pershendetje doktoresh! kam 2 pyetje qe me shqetesojne dhe nuk mundem te jem e qete . 1- ne dt 21.09.2012 kam lindur djalin me operacion cezarian.per45 dit e kam pasur ciklin e plot.qe nga ajo dit e deri sot nuk me kan arhur akoma mestruacionet.kam degjuar qe rrin deri nje vit por tashme nje vit ka kaluar dhe nuk kan ardhur. 2- para nje muaj pas mardhenies seksuale pata dy pika gjak.perse?ju lutem me ktheni prgj se nuk po mundem te jem e qet.ju uroj gjith te mirat!

Ama Dr (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Cikli menstrual mundet që nuk vjen edhe deri një vit nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri. Së pari, ndërprite ushqyerjen me qumësht gjiri dhe se dyti, bëj një vizitë gjinekologjike dhe ekografi për të vlerësuat gjendjen e qafës së mitrës dhe të vezoreve.

Gjakrrjedhja pas marrëdhënies seksuale, nuk është normale. Bëj një vizitë gjinekologjike si dhe një Pap-test. Mos neglizho.

Gjithë të mirat.

/komuniteti