Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shembja apo si i thoni ju spo di?

Desha nje keshille nga ju e nderuara gjinekologe.Kam 3 muaj qe kam lindur vajzen time,kohe pas kohe kam pasur dhembje ne fund te barkut.Tani ka 4 dit qe me dhemmb me shume dhe me mundon.Kjo ndoshta si pasoj qe jam munduar me punet e shtepise,kam ngreh pesha te rende si divan etj.A ka mundesi me pas ndonje shembje apo zdjergne a si i thone ne mjeksi spo di?!Desha te bej kontroll sot por mjeken se gjeta ne ordinance.Jam be paksa merak.Ju falenderoj nese me jepni nje pergjegje. (Theksoj qe kam be kontrolla pas lindjes e kam qen ne rregull sipas gjinekologes).

Ami <3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Mundet që dhimbjet e fundit të barkut të vijnë për shkak të mbatjes së peshave të rënda. Por të sygjeroj që të bësh një analizë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës, për të përjashtuar mundësinë e pranisë së infeksioneve gjinekologjike apo urinare. Sipas rezultatve, mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti