Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktoreshë e nderuar Kam nje pytje dhe pres nga ju t'me pergjigjeni nese keni mundesh Kam dhimbje te medha kah fundi i barkut e sidomos kur kom mardhanje kam shum dhimbje,kam bere sdi sa here kontrolla me gjinekolog te ndryshem por te gjithe me thojn qe është shkaku i operacioneve te njepasnjeshme qe kom pas (zorren 12 gishtrore dhe guret ne idhez brenda tre muaj dy op)para 1 vit e gjysem Edhe shpesh pom ndodh me u ftoft dmth gjithmon e kom at ndjenjen sikur barku pom bjen posht edhe gjith e kom barkun sikur te ngrire sidomos ne mengjes Para tre viteve kom pas nji abort a mos ndoshta është edhe kjo arsye Ju kisha lut te me udhezoni qfar te beje Pres pergjigjen tuaj Faleminderit per mirekuptim

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mundet që shkaku i dhimbjeve të jenë edhe operacionet që ke kryer. Por të sygjeroj që të bësh një analizë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës, për të përjashtuar mundësinë e pranisë së infeksioneve gjinekologjike apo urinare. Sipas rezultatve, mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Gjiithë të mirat.

/komuniteti