Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzene me keto shenja?

Pershendetje Doktor, jam trajuar me clomid, dhe menstruacionet duhet te vinin me dt 05.10 ,nuk me kane ardhur ,kam disa shenja si urth (djegie te lukthit) te perziera te lehta dhe sekrecion te lehte te bardhe pa arome.Shpesh here kam ndjesine sikur do me vije cikli pasi duket sikur kam nje prerje te lehte ne miter. Kam bere nje test dhe u paraqit nje vije e holle roze. E perserita serish nje test tjeter diten e neserme dhe me del serish nje vije e holle roze jo shume e forte. E di qe shpeshhere mund te ngaterrojme shenjat por sipas ekspertizes tuaj a mund te kem mbetur shtatezane ? Ju faleminderit.Pune te mbare.

Elti Bilalaj (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Elti,

Shenjat që përshkruan edhe mund të jenë shenja shtatzënie. Të rekomandoj të bësh një beta hcg për të konfirmuar me saktësi praninë e shtatzënisë.

Të uroj shumë fat.

/komuniteti