Cikli pas abortit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Helena
Zakonisht menstruacionet pas abortit vijnë të regullta që do të thotë afërsisht një muaj pas datës së abortit. Meqënëse nuk të kanë ardhur prej gati dy muaj, të rekomandoj të bësh një beta hCG për të përjashtuar mundësinë e një shtatzënie dhe një ekografi për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Mbështetur këtyre ekzaminimeve, mjeku do të dijë se si të veproj.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Me date 10 gusht bera abort spontan ne javen e 8. me date 9 shtator me erdhen mestruacionet e para pas abortit dhe me pas u diagnostikova me myk te llojit candidas. kam mar tableta canesten per 3 nete resht dhe nizoral per 5 dite nga 2 kokrra ne dite. pas vizites se fundit te mjekja ajo me dha te perdorja dhe multi gyn flora plus per 5 nete rresht dhe nje antimykotik te pergjithshem qe perdorej nje here ne jave. shqetesimmi i m eshte ky me date 06.10.13 mua duhet te me vinte cikli por sme ka ardhur akoma edhe sot. mud te kem nje crregullim apo mund te ndikoj mjekimi ne kete vonese pasi jam shume e shqetesuar se gjithmone ciklin e kam pasur te rregullt. Ju lutem me ndihmoni Faleminderit!