javë pas jave
Përshëndetje Erleta
Uji mineral gjatë shtatzënisë nuk bën keq, përkundrazi ai është i dobishëm për tretjen e ushqimeve që janë konsumuar. Pa përmëndur të mirat e përgjithshme, uji mineral ka rëndësi edhe për mirëqënien e dhëmbëve vaçanërisht tek gratë shtatzëna. Nëse uji mineral të shijon dhe të qetëson, atëherë nuk ka arsye përse mos të përdoret në shtatzëni. Administrimi i sasisë së konsumueshme, është i rëndësishëm.
Në një shtatzëni, nuk rekomandohen të konsumohen pijet e gazuara me ngjyrë. Edhe koka kola bën pjesë në pije me gaz, prandaj të rekomandoj që të mos e përdorësh këtë pije gjatë periudhës së shtatzënisë. Arsyeja qëndron tek fryrja e zorrëve/barkut, që shpesh sjell gazi i përdorur në pijet e ndryshme, duke shkaktuar dëmtime të fetusit. Gjithashtu mos përdorimi i koka kolës gjatë shtatzënisë, argumentohet edhe me efektin që demonstron bima e kokës, bazë nga e cila është ndërtuar kjo pije.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktorresh jam shtatzene ne javen e 21 jam e interesuar a mundem te pi coca cola dhe uje te tharpt sepse po kam shum goksim s po mundem te perballoj dot me asgje e po jam kurreshtare a i ben diqka bebit nese i perdori ju lutem me tregoni kthemani pergjigjjen j´mbeteni te pershendetur nga une erleta