Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi me peshe te vogel

Pershendetje Dr.Keta .Jam ne javen 32+5 dje pata nje vizit te mjeku me tha se bebi ésht pak me pesh te vogel bebi ishte 1652 a ésht diqka per tu shqetcuar ju lutem se jam shum ne merak me tha se ana nga deperton ushqimi tek bebi po deperton nga dale ,pres nje pergjigje ju Faleminderit

Nilaa Nili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Kjo peshë tregon se ka një vonesë të ritjes. Të rekomandoj të bësh një ekografi Doppler për të vlerësuar furnizimin me ushqim të bebit nga vazat e gjakut si dhe një CTG për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme të tij. Nga këto ekzaminime mjeku do të të rekomandoj vazhdimin e trajtimit në mënyrë të kujdeshme.

Gjatë këtyre dy javëve numëro grup lëvizjet e bebit, nga mëngjezi deri në darkë, duke shkruar çdo ditë numrin e tyre. Tregoja shënimet mjekut për ta orientuar për trajtimin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti