javë pas jave
Përshëndetje Rajmonda
Anët negative dhe rreziku i përdorimit të spirales janë:
- Gratë që përdorin spiralen si metodë të kontracepsionit mund të kenë menstruacione më të shtuara, apo më shumë shtrëngime, apo dhimbje barku të cilat zakonisht kalojnë mbas dy muajve të parë të vendosjes së spirales. Marrja e medikamenteve si psh Ibuprofen, Advil etj, do të ndihmojë në pakësimin e këtyre shenjave.
- Nëse gjatë proçesit të vendosjes së spirales, së bashku me të futen edhe baktere në mitër, gratë mund të kenë infeksion të pelvikut. Personeli shëndetësor janë të trajnuar dhe ndjekin praktikat e parandalimit të infeksioneve.
- Në raste të rralla mund të ndodhë që spiralja të dalë pa dashje, gjë e cila lë të pambrojtur gruan kundrejt shtatzënive të paplanifikuara. Prandaj, nëse nuk ndihen fijet e spirales kur kontrollohhen me dorë, konsulta me mjekun është e domosdoshme.
Me vendosjen e spirales, gruaja duhet të kontaktojë personelin mjeksor kur: nuk ndihen fijet e spirales, gruaja, apo partneri ndjen pjesën e fundit të spirales, mendohet se ka filluar një shtatzëni, gruaja ndjen dhimbje të vazhdueshme të barkut apo rrjedhje të pazakonta vaginale, gruaja apo partneri ndjen dhimbje apo çifti nuk është komod gjatë marrëdhënies seksuale, ka ndryshim të menjëhershëm të menstruacioneve mujore, kur mendohet për ta hequr spiralen apo çifti dëshiron të filloj shtatzëni.
Pas heqjes së spirales, aftësia për të mbetur shtatzënë rikthehet menjëherë.
A mund të përdoret spiralja nga një femër e cila nuk ka lindur asnjëherë fëmijë?
Vendosja e spirales tek femrave që nuk kanë lindur të paktën një fëmijë, lind frikën e ndonjë infeksioni, i cili mund të bëjë një grua të paaftë për të lindur fëmijë. Por rritja e rasteve të infeksioneve gjatë përdorimit të spirales duket se është e lidhur vetëm me proçesin e vendosjes së saj. Studimet tregojnë se femrat që nuk kanë lindur asnjëherë fëmijë, mund ta përdorin spiralen. Kështu që edhe nëse nuk keni fëmijë akoma dhe dëshironi të keni një metodë kontracepsioni shumë efektive, të sigurt dhe për kohë të gjatë, mund të përdoret spiralja. Vetëm se, siguria ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme duhet të jetë e madhe.
Gjithë të mirat.


Pershendetje kam vendosur te vé spiralen, desha té di doktoreshe se a éshte e vertet se spiralja te shton peshén? Gjithashtu desha te di edhe diçka tjeter per démet e spirales?