javë pas jave
Përshëndetje,
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.
Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.


Doktoresh kam pas ma heret dy aborte tash prap meta shtatzan po prap pata abort ne javen e 5te shtatzanis doktoresh edhe dy abortet ma heret kan qen n kit mosh ka 5jav ose 6jav kam qen te ni gjinekolog tjeter jo ku kontrollona un me pyt e um tha qe ka munsi qe sit jetsh shtatzan mitra mu hap vet e ma aboortu dashta ni keshill nga ti a ka munsi qe mitra mu hap vet edhe qka duhet me ba para se me met shtatzan qe mos mem ndodh prap qka mej ba mitres ju lutem ni pergjegjje