javë pas jave
Pershendetje Shkurta,
Sekreti i bardhe eshte per shkak te kandides. Kjo eshte nje kerpudhe e cila rritet shume pas trajtimit te zgjatur me antibiotike si dhe gjate shtatzenise. Nese ke bere strishot dhe nuk jane izoluar mikrobe patogjene (jam i sigurt se eshte izoluar kandida), atehere une do te kisha sugjeruar qe te merrje vaginalet nistatine. Ky eshte nje preparat antimikotik (kunder kerpudhave) qe eshte i parrezikshem per ty dhe per beben. Besoj se te eshte bere ekzaminimi vaginal (pasi qe jane marre edhe strishot). Eshte shume me rendesi qe te behet per te pare se a eshte zbutur dhe/ose hapur qafa e mitres. Nese qafa e mitres nuk hapur, atehere me nistatine ti do ta ndjesh veten shume me mire.
Paç nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!


Pershendetje Dr.Memli.
Jam ne javen e 20 te shtatzenise dhe deri tani sipas mjekut tim cdo gje eshte ne rregull me mua dhe beben time. Mirepo ajo qe po me brengos me se shumti eshte qe po kam sekret te bardhe vaginal vazhdimisht. Kam bere analizat e nevojshme, te gjitha me kane dale mire pervec leukocitet me kane dale 10.7, urina mire, strisha vaginale dhe cervikale ka dale mire, pra shkruan se nuk eshte izoluar flore bakterore patogjene. Nuk e kam te qarte pse e kam vazhdimisht kete sekret te bardhe, i cili eshte pa ere, cfare me rekomandon te bej, si dhe a mendon qe eshte normal?
Faleminderit.