Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kohes se ovulimit

Miredita dr. une para 6 muajsh kam abortuar, Cikli me erdhi pas 4 javesh me shume gjakderdhje ne dy ditet e para, muajt ne vazhdim m'u çrregullua cikli, me vjen here ne 28 dite e here 25-26-27, me vie keshtu: dy ditet e para shume pak dhe te kafta, dy dite te tjera kam shume gjakderdhje me pas rregullohet, mjeku me thote se eshte normale, ka 4 muaj qe tentoj te mbetem shtatzene, poor asnje rezultat. Deshta te ju pyes rreth ovulimit, a ka kohe te caktuar kur qeliza veze mund te prodhoje, sepse me sa lexova ketu ovulimi zgjat vetem 30 minuta, e si mund te mbetem shtatzene keshtu? S'e di a e kuptova mire, sepse une nuk kam shume pervoje rreth ketyre gjerave. Dhe nje pyetje: Ku duhet vene termometri per matjen e temperatures? Nje zonje ketu tha se e ka vene ne goje! Ju falemnderit. Pres pergjigje..

Dafina A A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina

Ovociti e quajtur vezë e cila ka fituar aftësinë për tu fekonduar, nga moment i daljes nga folikuli jeton rreth 72 orë. Kjo është koha gjatë të cilës ajo ka mundësi për t’u fekonduar nga spermatozoidi, i cili në këtë periudhë duhet të gjendet në qarkullim.

Për të gjetur ditët e ovulacionit, rreth ditëve 14-16 të ciklit menstrual (numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes), bëj një ekografi me sondë vagianle për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse dëshëron të marësh temperaturën bazale, ajo bëhet oral ose rektal dhe kur zgjat 10-të ditë temperaturë mbi 37.5 C, bëhet fjalë për ovulacion.

Gjithë të mirat.

/komuniteti