Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia jashte mitre

Para 1 jave bera 1 test i cili me doli pozitiv. me llogarite e mia mendoj te kem ngelur rreth dt 20 09 2013. bera 1 eko te nje doktor ne elbasan por nuk ma dallon dot, dhe dyshohet qe mund te jete shtatzani jashte mitre, por shqetesime nuk kam. Eshte heret per ta dalluar apo mund te ekzistoje mundesia e shtatzanis jasht mitre? sh faleminderit.

Dorina Tola (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Dorina

Nëse ekzaminimi ekografik bëhet me sonda vaginale, shtatzënia mund të dallohet edhe në fund të javës së 5-të. Ekografitë abdominale/nga barku, e vlerësojnë shtatzëninë edhe në javën 6-të e mbase edhe më tutje. Por vlerësimi me beta hCG, është mjaft efikas, prandaj mos hezito ta bësh.

Uroj të ketë ndodhur ajo që pret.

/komuniteti