Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletave në shtatzëninë me binjakë

Pershendetje!


Jam shtatzene ne javen e 30, kam binjake me IVF nga analizat e fundit qe bera dola anemike. Pervec hekurit doktori me tha te pi dhe folifer nje tablete ne dite. Te lutem me shpjego ky medikament per cfare sherben? A duhet ta pi? Nga ilacet kam shume frike se mos me dalin djemte me probleme?


Faleminderit.

Ina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Folifer është preparat i kombinuar i acidit folik me hekur. Përderisa nga analizat e fundit ke rezultuar me anemi dhe merr hekurin, shtesa me Folifer (doza dhe sasia) duhet të merren pas këshillimit me mjekun hematolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti