javë pas jave
Përshëndetje Dafina
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun.
Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Cikli menstrual konsiderohet i rregullt kur ai vjen nga çdo 21 ditë e deri në 35-së ditë. Ideale është cikli periodik me 28-të ditë. Në mënyrë të përgjithshme, ditët e ovulacionit janë ditët e mes ciklit, p.sh. për në cikël periodik prej 28-të ditësh, ditët e ovulacionit janë nga dita e 14-të e deri në ditën e 16-të. Por ditët e ovulacionit gjenden edhe me ekzaminim ekografik, ku mjeku vlerëson madhësinë e folikulit.
Të uroj gjithë të mirat.


Miredita, doktor..Ju kisha lutur te me pergjigjeni ne disa pyetje: Ka 6 muaj qe abortova, nuk pata ndonje infeksion, menstruacionet me erdhen fiks pas 4 javesh, por me shume gjakderdhje, ne muajin e dyte e deri me tani ne dy ditet e para me vijne pak, por me ngjyre kafe, diten e trete dhe te katert kam shume gjakderdhje, pastaj stabilizohen. Ajo qe me shqeteson eshte se nuk i kam menstruacionet me rregull, ndonjehere me vijne ne 28 dite,27, 26, 25. Kam kater muaj qe tentoj per shtatzani tjeter por skam rezultat, a eshte shkaku i çrregullimit menstrual, apo? Sepse une nuk e di as kur mund t'i kem ditet e ovulimit, nuk di si t'i numeroj ditet, nga gjakderdhja me e madhe, apo si? Ju falemnderit shume!