Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rendesia e folik acideve para shtatzenise

Pershendetje, para shtatezenis se pare kam perdorur acid folik, me eshte thene se duhet ta perdori 3 muaj para shtatezenis dhe keshtu veprova mirepo shtatezenia ime filloi peraferisht pas 6 muajesh. Dua te di se a vazhdon efekti i barerave. tani po e planifikoj shtatezenin e dyte dhe dua ta di se a duhet te vazhdoj te i marr folik acidet deri sa te mbetem shtatezene. apo vetem per 3 muaj. Ju falemderit

Hana_ Hanushe (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Hana

Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti