Infeksion urinar ne javen e 26 te shtatzenise
Nita Y
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nita
Nalidiksina nuk është preparat që jep efekte anësore në shtatzëni. Ai është disifektant i rrugëve urinare. Të rekomandoj që të bësh urokulturën për të diagnostikuar shkaktarin dhe për të gjetur antibiotikun më efikas për të trajtuar infeksionin. Infeksioni urinar rrit rrezikun për lindje parakohe, që do të thotë se duhet trajtuar plotësisht. Të rekomandoj që gjithashtu të konsumosh sa më shumë lëngje.
Transaminazat tregojnë se mëlçia funksionon normalisht.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh! Jam shtatzan 26 javeshe dhe pasi bera nje analiz urine, ne testin mikroskopik te saj me dolen: epitele "mjaft" dhe leukocide "15-20" per fush (nderkohe qe ne testin kimik leukocidet me kane dale 500). Kam filluar te pi nalidiksine 3/1 per 5 dite (sipas konsultes me mjekun) por jame e shqetesuar nese mund te kete pasoja te metejshme per mua dhe bebin nga ky infeksion!? Gjithashtu me ka shqetesuar fakti se nga analizat e tranzaminazave rezultoi: alt= 44 (nga 0-45) dhe ast = 39 (nga 0-45). A eshte dicka per tu shqetesuar vertet ky rezultat, duhet ta perseris analizen apo jo? Jam ne pritje te pergjigjes suaj. Faleminderit!