Utrogestani para dhe gjatë shtatzënisë
Dafina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dafina
Utrogestan është preparat me përbërës aktiv progesteron. Në trajtimin e parë me utrogestan, mjekja ka tentuar të rregulloj ciklin menstrual dhe ja ka dalë. Me fillimin e shtatzënisë, ajo ka rekomanduar përsëri utrogestan me qëllim, parandalimin ndaj një aborti të mundshëm. Për mendimin tim, ajo ka vepruar shumë drejtë, prandaj duhet ti përdorësh tabletat utrogestan sepse nuk i bën dëm embrionit por përkundrazi.
Edhe rekomandimi për përdorimim e acidit folik është i drejtë. Rekomandohet që acidin folik të konsumohet nga të gjitha gratë shtatzëna deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, pasi parandalon difektet e mundshme në tubin neural të embrionit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.
Pyetja ime eshte kjo: Para 2 muajsh per shkak te voneses se ciklit mjekja me rekomandoi Utrogestan per te liruar gjakderdhjen tani pas dy muajsh une jam shtatzene ne javen e 5 te shtatzenise dhe ajo prape me rekomandoi acidin folik dhe utrogestanin 2x1. Mirepo une kur i pash te njejtat hapa qe me leshuan gjakderdhjen te perdore dhe tani per te mbajtur beben une spo kuptoj efektin e ketyre dhe me besoni se jam shume e shqetesuar.
Ju lutem me keshilloni se cka te veproj pasi qe se di a po i bej mire bebes sime apo po i bej dem ? Ju falenderoj paraprakisht per keshillat e mrekullueshme qe po marrim nga ju.