Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ftohje gjate shtatzenise

Jam ne javen e 4 te shtatzanise. Jam ftohur, dhembje fyti, veshet... cka me rekomandoni me perdor per te evituar dhembjet?

Florentina Sinanaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Për gjëndjet gripale apo të ftohur, mund të përdoret paracetamol dhe çajra të ngrohtë. Meqë je në javën e 4-të të shtatzënisë, nuk është e rekomanduar që të përdorësh antibiotikë.

Mundohu që të pushosh sa më shumë, konsumo sa më shumë lëngje të freskëta, kjo është posaçërisht e rëndësishme në shtatzëni, ushqimi le të jetë i balansuar me shumë pemë dhe perime, pi ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusësh ndezjen e fytit.

Paç shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme!

Florentina Sinanaj (13 vite më parë)
Pershendetje , Po ashtu edhe te vjellat asesi spo me kalojn, qka do qe pi menjeher e kthej,qka me rekomandoni me perdor se po e kam frigen qe po mbetem pa lengje trupore.

/komuniteti