Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksioneve vaginale

Pershendetje Dr.Mimoza, kam nje problem te cilin do te mundohem ta permbledh dhe shpresoj te jete e kuptueshme per ju. Jam nene e dy femijeve nje lindje e kam normale ndersa te dyten me prerje cezariane, ne shtatezanine e dyte kisha nje infeksion ne muajin e tete infeksion te traktit urinar u mjekova dhe arrita te sherohem terapia nuk me kujtohet se si ishte, pas nje viti me paraqitet prape ky infeksion i cili vazhdon me kruarje ne vagine u mjekova edhe ne kete raste edhe kjo pati sukses, mirepo kur me eshte paraqite per te treten here isha tek nje gjinekologe e cila me pershkoi nje terapi e cila nuk perkonte me rastin tim, dmth ishte e kundert, ishte shume e rende me sa me kujtohen ishin vaginaleta kansen, tromaksozol tableta 2x2, pastaj edhe nje nuk po kujtohet, pas kesaj terapie e cila me shkaktoi shume kruarje ne vagine nderrova mjekun dhe vizitova nje gjinokologe tjeter, ajo me pershkoi vetem keto vaginaleta Vitagyn C, te cilat reaguan menjehere dhe me ndalen krojen mirepo ajo e cila me brengos tash eshte se kam nje ere shume te keqe ne vagine, pastrohem qdo dite, nderroj te brendshmet, mundohem te mbaje higjiene por prape nuk me hiqet, kjo po me pengon tej mase. Doktoreshe e nderuar qfare me sygjeroni ju te perdore qe te largoje kete se me eshte bere monotoni, ndoshta e zgjata paksa, ju pershendes, qdo gje do te jete e mireseardhur per mua. Gjithe te mirat.

Ernisa Maliqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ernisa

Nëse sekrecionet vaginale shtohen në sasi, ngjyrë, konsistencë/viskozitet dhe bëhen me erë, tregon praninë e një infeksioni.Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkaktarin dhe për ta orientuar mjekun për një trajtim sa më efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti