Hormoni antimulleriene dhe trajtimi
Nermin Ch
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nermin
Është një analizë hormonale, e cila tregon funksionin hormonal të vezoreve, sa janë ato të afta për të prodhuar ovocitin i cili do të fekondohet për të dhënë shtatzëni. Mëqë niveli i këtij hormon ka dalë i ulët, mjeku duhet të stimuloj vezoren me stimulus të ovulacionit. Trajtimi do të rekomandohet pasi të kesh bërë histerosalpingografi.
Të uroj fat.
Pershendetje, une qe 2 vite spo mund te ngel shtatzene dhe tash jam duke i ba te gjithe analizat, deri tash krejt ok mire me kane dale edhe burrit, po vetem nje hormone antimulerrien AMH ashtu i themi frengjisht se ne Zvicerr jetoj e kam te dobet, dhe tash po pres nje kontrolle te kanaleve. Po pyetja ime eshte cfare trajtimi duhet per kete hormon? A sherohet? Flm shume.