Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare analiza me duhet te bej?

Pershendetje doktoreshe... Ju falenderoj nga zemra per ndihmen qe na e ben pa pertese. Une me 16 korrik linda djalin ne javen e 35+4... Ne shtatzani shtova kile i bera 86 kg... Mbas 2 jave qe linda rash ne 74 po mbas 3 -4 jave fitova prap killet e shtatzenise dmth 85 kile bera... Nuk e di pse po me ndodh kjo? Ne kontroll kam qene tek gjinekologu mbas 1 muaji qe linda me tha qe mire  jam... Lindja me shkoj me operim... Po shume po behem merak pse keshtu po me ndodh... Te lutem me trego cfare analiza duhet te bej qe te shikoj nga me vjen kjo? Ju pershendes perzemersisht... Ju uroj pune te mbare dhe gjithe te mirat per ju. Me rrespekt Jeta.

Ani Jani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Zakonisht nënat gjidhënëse shtojnë në peshë pas lindjes, pasi e teprojnë me sasisë dhe cilësinë e ushqyerjes së tyre. Të rekomandoj të evitosh nga ushqyerja sasinë e madhe të bukës/brumrave si dhe sheqernat/karbohidratet. Qumështi dhe nënproduktet e tij sjellin qumësht për bebin si dhe konsumi i frutave dhe zarzavate, bëjnë që organizmi të mos shtojë në peshë. Mund të bësh disa analiza hormonale si FSH, LH, hormonet e tiroides dhe kurbën e glicemisë. Tregoja rezultatet mjekut endokrinolog, për të marë rekomandimet e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti