Përdorimi i Gravid tabletave
Grenda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Grenda
Gravid është një preparat që përmban vitamina dhe minerale, të cilat janë shumë të domosdoshme për mbarëvajtjen e shtatzënisë dhe mirërritjen e fetusit.
Utrogestani është progesteron, dhe mjeku ta ka rekomanduar për të parandaluar ndonjë abort të mundshëm.
Mirë do ishte të më kishe treguar sa sa i madh është cisti dhe ku ndodhet në vezore. Të rekomandoj që çdo muaj të observohet kisti, nga mjeku gjinekolog. Nëqoftëse kisti përdridhet ose mund të plasë, paraqiten dhëmbje të forta në fund të barkut. Kjo duhet të bëjë të drejtohesh menjëherë, tek mjeku gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 8, e kam nje ciste ne vezoren e djathte, mjeku gjinekolog me ka rekomanduar GRAVID dhe UTROGESTAN 100, ju lutem doktoreshe a keni mundesi te ma spjegoni per cfare perdoret GRAVID dhe per cfare UTROGESTAN? A ka ndonje ndikim te bebi? Faleminderit shume per pergjigjet e juaja, Grenda.