Rreth lëvizjeve të bebit
Vesa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vesa
Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëvizjet fetale janë të fuqishme dhe shpeshta. Duke filluar rreth javës së 30-të e më tutje, ato do ulen në ritëm dhe forcë sepse zvoglohet hapsira e lëvizjes së bebit si rezultat i rritjes së tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje!
Jam ne fillimin e muajit te gjashte te shtatzenise. Ajo qe me shqeteson eshte levizja e femijes. Shpesh here gjate dites ben levizje te forta dhe qe me shkaktojne dhimbje dhe bezdi. A eshte normale kjo gje qe ne kete muaj te shtatzenise dhe a mund te me shkaktojne ndonje dem keto levizje?
Mirepres pergjigjen tuaj.