Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund te kem ngelur shtatzene?

Pershendetje. Une jam ne javen e 29 te shtatzenise, ciklin e fundit e kam pasur 17/3/2013 dhe marredhenje te pa mbrojtur kam kryer ne datat 25,30,31/3/2013 dhe me date 5/4/2013 dhe doja te dija se kur mund te kem mbetur shtatzene, daten e lindjes ma kane dhene me 21/12/2013 nese shtatezania ime eshte 39 javeshe, faleminderit,gjithe te mirat.

Xhejsi Xhejsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhejsi

Nëse menstruacionet e fundit i ke patur me datë 17 mars, shtatzënia ndodhet në javën e 29 plus 4 ditë dhe dita më e mundëshme e lindjes është rreth datave 16-23 dhjetor. Nëse ciklin menstraual e ke të rregullt prej 28-të ditësh, ditët e mundshme të mbetjes shtatzënë mund të jenë datat 30-31 mars.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Xhejsi Xhejsi (13 vite më parë)
Joana nuk e besoj te jete keshtu,une e kam vajze,gjithe te mirat
Xhejsi Xhejsi (13 vite më parë)
Pershendetje,une ciklin e kam pasur gjithmon te crregullt,kalonin gati 6 ,8 ose 10 dite nga data e fundit qe me vinin dhe une kete e quaj cikel te crregullt apo nuk eshte keshtu?Faleminderit dhe gjithe te mirat
joana b. (13 vite më parë)
me fal nese te pyes xhejsi.po cfare e ke femijen djale apo vajze?sepse thon qe nese bije pas atyre eshte djale

/komuniteti