javë pas jave
Përshëndetje Rejhane
Të sygjeroj që të bësh një analizë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës, për të përjashtuar mundësinë e pranisë së infeksioneve gjinekologjike apo urinare. Sipas rezultatve, mjeku do të japë këshillat e nevojshme.
Dhimbjet e mjedisit janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Shtimi në peshë shkakton tërheqje shtesë mbi kurrizin e shtatzënës. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qëndra e rëndesës se trupit, gjë e cila detyron të kontraktohen muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Disa ushtrime për muskujt e shpinës dhe kufizimi i qëndrimeve të gjata në këmbë, çkontraktojnë muskujt.
Nëqoftëse dhimbjet e mesit vazhdojnë, mund të dyshohet për infeksion urinar ose rrezik për lindje parakohe, prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.
Gjiithë të mirat.


Pershendetje, jam ne javen e 32 te shtatzanise, kam dhimbje barku dhe mjedisi a mund te jete kjo ndonje simptome per lindje parakohe?