Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha

E nderuar doktoreshe te falenderoj nga zemra per ndihmen qe na jep permes kesaj faqeje, kam nje pyetje per ju: Jam ne javen e 36 te shtatzenise, deri tani me ka ecur mire gjithçka, mjeku ku kam bere kontrolle gjithmone me ka preferuar te bej kontrolle gjinekologjike pasi ai vetem me ultraze me ka shikuar gjithmone deri tani. Isha te nje mjeke ne Prishtine dhe bera kontrolle gjinekologjike, nuk me dha asnje keshille, vetem me pyeti per daten kur do te linde, i thash 20 tetori, tha mire je, i thashe doktoreshe kam sekrecione te bardha a eshte dicka rrezik per ndonje infeksion te mundshem, tha e pash po te shkruaj vaginale POLYGYNAX i merr 6 x 1 ne mbremje. Une i bleva ne farmaci keto vaginalete dhe po e lexoj udhezimin, po e shoh qe gjate shtatzenise nuk preferohet aplikimi i tyre. Doktoreshe shqetesohem se nje shtatezani e kam humb per mosaftesim profesional te nje mjekeje, kjo eshte shtatzenia ime e dyte pas 8 viteve martese dhe frikesohem jashte mase, ju lutem me jepni nje keshille cka duhet te bej?


Faleminderit per mirekuptim!

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Përpara përdorimit të një preparati mjekor, duhet të bëhen gjithmonë analizat e nevojshme të sekrecioneve vaginale për të diagnostikuar infeksionin dhe gjetur preparatin më efikas dhe të përshtatshëm. Polygynax-i nuk rekomandohet për trajtim në tremujorin e parë të shtatënisë, ndërsa në këtë periudhë të shtatzënisë mund të përdoret pa patur frikë se mund të shkaktojnë dëm tek fetusi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti