javë pas jave
Përshëndetje Tringa
Ditët më të mundshme për fillimin e shtatzënisë, javë ditët e ovulacionit. Ditët e ovulacionit nuk janë të njëjta tek gratë, sepse varen nga disa faktorë dhe më i rëndësishmi është kohëzgjatja dhe rritmi i ciklit menstrual. Por, mundet që shtatzënia të filloj, edhe sikur në këto ditë të mos jetë kryer marrëdhënie seksuale. Kjo është e mundur, nëse marrëdhënia seksuale është kryer edhe deri 72 orë më parë, pasi spermatozoidët kanë aftësi të mbijetojnë në ambjentin vaginal në këtë shtrirje kohore.
Për t’ju përgjigjur pyetjes tënde; nëse kohëzgjatja e ciklit menstrual është 21 ditë, nëse ovulacioni ndodh rreth ditës së 9 deri 12-të, nëse dita e fundit e gjakrrjedhjes menstruale është dita e 6-të, atëherë mundësia e shtatzënisë ekziston.
Nëse e ke shqetësim mbetjen shtatzënë dhe kërkon ta dish sa më shpejt dhe saktë, kryej testin e beta HCG.
Gjithë të mirat.


Miredita ju pershendes doktoreshe. Jam 18 vjeçare dhe kam pasur marredhenie seksuale. Pyetja ime eshte se a mundet me mbet femra shtatzene nje dite pas ciklit menstrual?