Merional hg-75 l.U .S.C., i.M. Menotropinum
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Rona
Trajtimi me klomifen ka një skemë të caktuar përdorimi. Trajtimi përfshin fillimin e tabletave nga dita e 2-të e ciklit për 6-të ditë rrjesht. Fillohet me një tabletë dhe ditën e 14-15 bëhet matja ekografike e folikulit. Nëse trajtimi nuk ka qënë i efekshëm dhe folikuli nuk ka maturim të plotë, muajin pasardhës vazhdohet me dy tableta nga dita e 2-të e ciklit për 6-të ditë rrjesht. Vazhdohet në muajt pasardhës duke shtuar nga një tabletë deri sa të arihet maturimi i plotë. Nuk duhet të kalohet më shumë se 4 tableta në ditë.
Suksesi i plotë i terapisë, do të jetë nëse edhe spermograma është brënda parametrave të normës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh ashtu si muajin e kaluar dhe kete muaj perdora clomifen por vetem nje ne dite per 5 dite radhazi pas kontrolles se mjekut me tha se asgje ska pas efekt dhe me dha inikcion por nuk edi qfar pas 2 dite me tha eja por prap asgje vezet nuk jan rrit aspak e tani me dha kete inikcion qe kam shenuar titull dhe 3 copa mi dha qe ti marr vet ne shtepi dmth gjithsej 4 por desha te dije a mund te ken efekt keto tani se jam shum ne stres jam duke tentu per nje shtatzani qe 2 vite por si shkakk i ciklit teqrregullt nuk kamnpas ovullacion..me ndihmoni ju lutem me pergjigjeje jam ne ditene 18 ciklit tani dhe une kam cikel qdo 20-23 dite por nga keto terapi kam pas me clomifen per rritjen e qelizave vez me jan rregullu me vin qdo 28-29 dite ndoshta me nderprerjen me qrregullohen prap por desha nje pergjigjeje nga ju me fal qe e zgjata.. ju deshiroj pune te leht